Ballina Aktualitet Shkodra ndryshon hartën administrative/ Këshilli Bashkiak voton pro përfshirjes së Dukagjinit dhe...

Shkodra ndryshon hartën administrative/ Këshilli Bashkiak voton pro përfshirjes së Dukagjinit dhe Velipojës si qytete

Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka dhënë dritën jeshile për qëndrimin e bashkisë lidhur me projektin e ri të ndarjes administrative-territoriale. Vendimi u miratua me 26 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim.

Në rast se nisma miratohet përfundimisht nga Kuvendi, harta administrative e Shkodrës pritet të pësojë ndryshime, duke përfshirë në territorin e bashkisë edhe Dukagjinin dhe Velipojën si njësi të reja administrative. Sipas propozimit, administrimi i tyre do të realizohet përmes zëvendëskryetarëve të Bashkisë Shkodër.

Mbledhja nuk ka kaluar pa debate. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në këshill kanë votuar kundër, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj riorganizimit të propozuar dhe duke e lidhur atë me nismën e Partisë Socialiste.

Sipas qëndrimit të këshilltarëve opozitarë, reforma parashikon ndryshimin e strukturës aktuale të qeverisjes vendore dhe reduktimin e numrit të bashkive në rang vendi, nga 61 në 46.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks