Ballina Aktualitet Universiteti i Shkodrës i përgjigjet Koçekut, por pa autor: Kush e mban...

Universiteti i Shkodrës i përgjigjet Koçekut, por pa autor: Kush e mban përgjegjësinë për deklaratën?

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka reaguar pas akuzave publike të deputetes Marjana Koçeku lidhur me kriteret e kandidimit për tre vendet e hapura në Bordin e Administrimit. Por përgjigjja e universitetit ngre një tjetër pikëpyetje, këtë herë mbi transparencën e vetë institucionit: kush e ka firmosur dhe kush mban përgjegjësi për deklaratën publike? Rektorja? Adminsitratori? Apo ndonje pale e trete … ?

Në deklaratën e shpërndarë publikisht, universiteti kundërshton pretendimin se është hequr kërkesa për verifikimin e pastërtisë së figurës. Sipas saj, detyrimet që burojnë nga ligjet në fuqi nuk mund të ndryshohen apo të shfuqizohen përmes një njoftimi ose akti të brendshëm të universitetit.

Deklarata e Universitetit:

Deklaratat mediatike se në procedurën e kandidimit për tre vendet e hapura është hequr kërkesa për verifikimin e pastërtisë së figurës nuk përputhen me kuadrin ligjor që rregullon këtë proces.

Tre vendet e hapura i përkasin personelit akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe, për kandidatët që janë subjekt i verifikimit sipas legjislacionit në fuqi, detyrimet përkatëse burojnë nga ligji dhe nuk mund të ndryshohen apo të shfuqizohen me një njoftim apo akt të brendshëm të universitetit.
Në mënyrë të veçantë, Ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar me ligjin nr. 38/2016, përcakton rregullat për verifikimin e integritetit dhe parashikon detyrimet e organeve kompetente në proceset përkatëse. Ligji përcakton gjithashtu se, në rast konflikti me norma të tjera, dispozitat e tij kanë përparësi.
Po ashtu, në lidhje me verifikimin e të dhënave për ish-Sigurimin e Shtetit, zbatohet Ligji nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili përcakton procedurat për informimin dhe vënien në dispozicion të institucioneve të të dhënave të nevojshme për qëllimet e parashikuara në ligj.
Madje, në procedura të ngjashme të Universitetit të Shkodrës për kandidatura nga personeli akademik, dokumentacioni i kërkuar ka përfshirë shprehimisht formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015, si dhe formularin në zbatim të ligjit nr. 45/2015.
Gjithashtu, më datë 22.09.2026 është publikuar njoftimi zyrtar për kandidimin, ku përcaktohet dokumentacioni që duhet të paraqitet nga kandidatët dhe ku secili i interesuar mund të verifikojë drejtpërdrejt kërkesat dhe dokumentet e procedurës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks