Ballina Aktualitet Takimi me Atin e Shenjtë, ftesa për të vizituar Shqipërinë dhe dhurata...

Takimi me Atin e Shenjtë, ftesa për të vizituar Shqipërinë dhe dhurata për papa Leonin XIV / Ipeshkvi Gjergj Meta ndan emocionet e vizitës në Vatikan!

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe ipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, u prit në audiencë private nga Papa Leoni XIV më 19 shtator në Vatikan. Në një dëshmi për Vatican Neës në gjuhën shqipe, ai rrëfen emocionin e takimit dhe sjell njoftimin se e ka ftuar Papën për një vizitë në Shqipëri dhe në Mirditë, si dhe njofton për vizitën ad limina apostolorum të ipeshkvijve të Shqipërisë në Vatikan në fund të muajit tetor.

“Po e nis nga fundi. Në dalje ndërsa po largohesha, papa me tha: Bëju te fala besimtarëve të fshatrave të dioqezës. Sepse unë i fola sa kanë vuajtur ato zona dhe krejt Mirdita në kohën e pushtimit turk dhe gjatë periudhës komuniste. I thashë Atit të Shenjtë se nëse ndonjëherë vini në Shqipëri, devijojeni rrugën dhe ejani bekojini ato besimtarë. I tregova për fshatrat e shpopulluar, zonat ku japim meshë. Kjo më emocionoi shumë pasi tregoi kujdesin e tij. Gjatë kësaj vizite biseduam për shumë gjëra, e falenderova për pontifikatin e tij dhe qëndrimet ne arenën ndërkombëtare. Duke thënë të vërteten e ungjillit ka treguar autoritetin e tij, ndryshe nga cdo lider raporton newspower.al. Biseduam edhe per ftesën për të ardhur në Shqipëri, është dicka që i përket agjendes brendshme të tij. Do të vendoset në vazhdimësi. Ishte një qëndrim prej 30-35 minutash, ishte përvoja e një bariu që dëgjon. E sheh që ke përballë një At, interesohet edhe për jetën tënde, si je. Pra është një afërsi që përcillet. Tani po përgatitemi për vizitën me ipeshkvinjtë, që ndodh cdo 5 vjet, por për shkak të Covid këtë herë ndodh pas 9 vitesh. Ky është moment i rendësishëm për ne si ipeshkvinj, citon newspower.al.

Ipeshkvi Meta shtoi se kjo ishte një vizitë bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Ai i ka dhuruar atit të shenjtë një pikturë të Kishës së Rubikut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks