Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës, Kryeministri do të shoqërohet nga bashkëshortja, znj. Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.
Në Nju Jork, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.
Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.






