Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi Florian Sini, rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes






