Partizani ka fituar përballë Vllaznisë në transfertë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 2-3.
Të kuqtë gjetën avantazhin që në minutën e 4-t me Fadairo. Ndërsa shkodranët barazuan në të 21-tën, falë një autogoli të Vatës. Mirëpo, pjesa e parë u mbyll 1-2, pasi Aliu shënoi në të minutat shtesë të fraksionin të parë.
Me nisjen e pjesës së dytë, Vllaznia gjeti forcën për të barazuar. Emiljano Musta përfitoi nga gabimi i portierit Pano Qirko dhe shënoi për 2-2 në minutën e 58-të.
Vlen të theksohet se në minutën e 96-të të sfidës, Sidibe shpërdoroi një penallti, e cila u prit nga Avram. Mirëpo ky 11-metërsh u ripërsërit dhe u kthye në gol nga Human, duke i dhënë fitoren të kuqve.
Kështu, kryeqytetasit ngjiten në vendin e katërt me 4 pikë pas 3 ndeshjesh. Në krahun tjetër me vetëm 2 pikë, Vllaznia mbetet në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.






