Ballina Ekonomi Tkurret biznesi i vogël në Shkodër, sindikatat: Ka rënë fuqia blerëse, është...

Tkurret biznesi i vogël në Shkodër, sindikatat: Ka rënë fuqia blerëse, është rritur barra fiskale

Situata e biznesit të vogël në Shkodër vijon të mbetet sfiduese. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH) për Shkodrën, Albert Tuka, shprehet se faktorët kryesorë që po ndikojnë negativisht në aktivitetin e bizneseve janë dobësimi i fuqisë blerëse të qytetarëve dhe rritja e barrës fiskale.

“Edhe pse sezoni turistik sjell një rritje të përkohshme të punësimit, ai nuk mjafton për të zbutur nivelin e lartë të papunësisë që karakterizon qytetin”, tha Albert Tuka, kryetari i BSPSH për Shkodrën.

Një tjetër çështje që kane ngritur sindikatat ne Shkodër lidhet me kërkesën për rritjen e pensionit minimal.

Numri i bizneseve të vogla në qytet ka pësuar një rënie të ndjeshme. Aktualisht ushtrojnë aktivitet rreth 2.800 biznese, ndërsa disa vite më parë ky numër arrinte në afro 4.500.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks