Ballina Politike Spahia: Konsullata serbe në Shkodër, shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit, nga një...

Spahia: Konsullata serbe në Shkodër, shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit, nga një qeveri thellësisht antishqiptare në Tiranë

Deputeti i PD-së në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me lajmin se, Serbia do të hapë një konsullatë në Shkodër.
Sipas tij, ‘Edi Rama po dëshmon sërish se është i gatshëm të shkelë mbi interesat tona kombëtare vetëm për të ushqyer ‘vëllazërinë’ e tij politike me Aleksandër Vuçiç.’

Reagimi i deputetit Bardh Spahia:

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër është shërbimi i radhës ndaj Vuçiç, i një qeverie thellësisht antishqiptare në Tiranë!
Edi Rama po dëshmon sërish se është i gatshëm të shkelë mbi interesat tona kombëtare vetëm për të ushqyer ‘vëllazërinë’ e tij politike me Aleksandër Vuçiç.
Ndërkohë që Beogradi zyrtar dhe ministrat e tij nuk ndalin gjuhën e urrejtjes dhe fantazitë e spastrimit etnik ndaj Kosovës, qeveria e Tiranës jo vetëm që nuk i dënon, por i shpërblen duke u hapur dyert. Anashkalimi i Kosovës dhe goditja pas shpine ndaj saj është kthyer tashmë në një axhendë të përditshme të këtij pushteti.
Pyetja që duhet të na alarmojë të gjithëve është pse pikërisht tani ndërsa Beogradi zyrtar vazhdon me retorikën dhe qëndrimet nacionaliste dhe madje edhe kërcënuese?
Pse në kryeqendrën e Veriut, në djepin e patriotizmit, kulturës dhe rezistencës historike shqiptare përballë ekspansionizmit nacionalist sllav? E gjitha kjo me bekimin dhe tapinë e kryeministrit tonë ‘vëllait’ të Vuçiçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks