Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur një ditë më parë në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi u përfshinë nga flakët brenda një banese të vjetër. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, trupat e tre viktimave janë gjetur pranë njëri-tjetrit, të karbonizuar. Dyshohet se në momentet e fundit, nëna është përpjekur të mbrojë fëmijët e saj, por nuk ka mundur të dalë nga banesa. Foshnja 1-vjeçare është gjetur në krahët e së ëmës, ndërsa fëmija tjetër ndodhej vetëm pak metra larg tyre. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë sekuestruar si provë materiale mbetjet e një bombole të vogël gazi (petrogaz), e cila dyshohet se mund të ketë lidhje me shpërthimin dhe zjarrin. Hetuesit kanë gjetur gjithashtu sustën e një shtrati, ndërsa pjesa tjetër e banesës ishte shkatërruar plotësisht nga flakët. Jashtë shtëpisë janë gjetur çantat e familjes Çelaj, të cilat kishin mbetur të paprekura. Të gjitha provat materiale do të dërgohen për ekspertim në Tiranë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie. Në dëshminë e tij, babai i fëmijëve dhe bashkëshorti i viktimës ka deklaruar se familja kishte marrë me vete edhe një shishe me benzinë, e cila do të përdorej për pastrime dhe punime në banesën e vjetër. Ai ka treguar se ishte larguar për pak minuta drejt një marketi për të blerë disa sende, dhe gjatë mungesës së tij banesa është përfshirë nga flakët. Sipas dyshimit kryesor të grupit hetimor, zjarri mund të ketë nisur në momentin kur nëna ka tentuar të ndizte bombolën e gazit për të gatuar. Një rrjedhje e mundshme e gazit mund të ketë shkaktuar shpërthimin fatal. Hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë që dy fëmijët të kenë qenë në gjumë kur shpërtheu zjarri. Izolimi i banesës dhe mungesa e shtëpive të tjera pranë saj bënë që flakët të mos vëreheshin menjëherë. Vonesa në njoftim, e kombinuar me terrenin e vështirë malor, pengoi ndërhyrjen në kohë të ekipeve të emergjencës. Familja Çelaj jetonte prej vitesh në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime. Ata kishin shkuar në banesën e tyre të vjetër me qëllim pastrimin dhe sistemimin e saj, por vizita u shndërrua në një tragjedi që tronditi mbarë






