Shkodra mirëpriti një koncert të veçantë kushtuar kryeveprës së Antonio Vivaldit, “Katër Stinët”, në interpretimin e Ansamblit të Harqeve “Harmonia Albanica”. I konceptuar si një bashkëudhëtim mes muzikës dhe letërsisë, koncerti u pasurua me leximin e soneteve që frymëzuan kompozitorin italian në krijimin e kësaj vepre monumentale, duke i ofruar publikut një përjetim të plotë artistik.
Koncerti në qëndrën rinore Arka erdhi nën udhëheqjen artistike të Dritan Mlikës, me dirigjente Kristi Ndoja. Si soliste u ngjitën në skenë violinistet Esmeralda Kyçyku, Elena Lamnica, Dea Nicaj dhe profesor Lorenc Radovani.
Koncerti u shndërrua në një udhëtim përmes katër stinëve të Vivaldit, duke përcjellë emocione, elegancë dhe bukurinë e muzikës së klasike.






