Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë publik një vendim humanitar në mbështetje të Roelit, djalit të artistit të ndjerë Shpat Kasapi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai njoftoi se duke nisur nga ky sezon dhe për aq kohë sa do të vazhdojë aktivitetin e tij artistik, do të ndajë nga 150 euro nga çdo mbrëmje muzikore dhe dasmë për të ndihmuar në shëndetin dhe mirëqenien e Roelit.
Statusi:
Për Shpat Kasapin♥️😊🙏🏼 bashk me ju.
Për djalin e artistit që jeton përgjithmonë në zemrat tona, edhe pse sot nuk është më mes nesh, Shpat Kasapit.
Shpatin e kam pasur shok e koleg, si shumë artistë të tjerë. Djalit të tij i kam ndihmuar edhe privatisht, por sot kam vendosur diçka që do ta bëj me zemër.
Nga ky sezon e tutje, dhe për sa kohë Zoti ma jep mundësinë të punoj, nga çdo mbrëmje vjetore -muzikore dhe dasmë do t’i ndaj nga 150 euro për Roelin, për shëndetin e tij dhe për ditët e jetës së tij.
Numri i mbremjeve te mia është i madh shumë si ne Kosove dhe në evrope e Amerike dhe numrin e dasmave dhe te mbremjeve e dimë ne si ekip, organizatoret e po ashtu edhe ATK-ja e Kosovës, sepse çdo gjë e deklaroj me rregull. Të hollat do t’i dërgohen zonjës Selvie, nënës së Roelit, e cila kujdeset për të me gjithë shpirt, bashkë me Zotin dhe njerëzit zemërmirë.
Zonja Selvie dhe nëna e Shpatit, mos u mërzitni për anën materiale. Sa të jemi ne, nuk do të jeni vetëm.
Këtë fjalë ia pata dhënë mikes sime, motrës sonë Big Mama, dhe shokut të Shpatit, Xenit, se një ditë do ta merrja këtë vendim. Sot po e mbaj atë premtim.
Kolegë e kolege, e di që të gjithë e kemi dashur Shpatin. Ende ia këndojmë këngët, e kujtojmë me mall dhe flasim për të nëpër intervista, koncerte e mbrëmje. Por, përveç fjalëve, ta tregojmë dashurinë edhe me vepra. Ta ndihmojmë familjen e tij sa herë të kemi mundësi. Besoj se kjo është dhurata më e bukur që mund t’ia bëjmë kujtimit të Shpatit.
E di që familjen e Shpatit për djalin Roelin do ta ndihmojnë shumë artist siq e kanë ndihmuar, Ermal Fejzullahu, Pandora, Burak Vehapi e disa te tjerë edhe shumë mergimtarë të cilët me kanë shenuar edhe privatisht.
Ju falënderoj të gjithëve.
Me dashuri për Roelin dhe familjen e po ashtu edhe për secilin nga ju, ♥️🙏🏼😊
Labi, Kosovë e Shqipërisë.






