Ballina Aktualitet Shkodra pa ujë më 21–23 korrik, UK Shkodër: Punimet vijojnë për lidhjen...

Shkodra pa ujë më 21–23 korrik, UK Shkodër: Punimet vijojnë për lidhjen e rrjetit të ri

Screenshot

Banorët e Shkodrës do të mbeten pa furnizim me ujë të martën, më 21 korrik, si dhe të enjten 23 korrik si pasojë e punimeve që po zhvillohen në kuadër të përfundimit të një projekti të rëndësishëm në rrjetin e ujësjellësit.

Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër (UKSH) bën të ditur se ndërprerja është e nevojshme për realizimin e lidhjes së rrjetit të ri me stacionin kryesor në Dobraç.

Sipas njoftimit zyrtar, furnizimi me ujë do të ndërpritet në orët e para të mëngjesit dhe pritet të rikthehet rreth orës 17:00.

UKSH thekson se ekipet do të vijojnë punën me intensitet edhe gjatë natës, me synimin për të përfunduar sa më shpejt ndërhyrjen dhe për të rikthyer normalisht furnizimin me ujë për të gjithë abonentët.

Ndërkohë, qytetarëve u rekomandohet të marrin masat e nevojshme duke siguruar rezerva uji për të përballuar periudhën e ndërprerjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks