Ballina Sociale Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës kalojnë një ditë ndryshe në Tiranë falë...

Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës kalojnë një ditë ndryshe në Tiranë falë mbështetjes së kreut të qarkut Shkodër Edmond Ndout

Me synimin për të sjellë më shumë gëzim dhe momente të bukura për fëmijët në përkujdesje sociale, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, mbështeti organizimin e një aktiviteti për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës 6–14 vjeç në Shkodër.

Gjatë kësaj dite të veçantë, fëmijët vizituan Kopshtin Zoologjik në Tiranë dhe morën pjesë në një drekë të përbashkët, duke kaluar çaste argëtimi dhe socializimi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, u shpreh se përkujdesja ndaj fëmijëve dhe shtresave në nevojë mbetet një përgjegjësi e rëndësishme institucionale dhe shoqërore.

Statusi plote:

Ka disa buzëqeshje që vlejnë më shumë se çdo fjalë. Sot, fëmijët  e Shtëpisë së Fëmijës 6–14 vjeç në Shkodër kaluan një ditë ndryshe në Tiranë, me një vizitë në Kopshtin Zoologjik dhe një drekë të përbashkët. Një aktivitet me shumë vlerë për ata që kanë nevojë të ndiejnë afërsinë, kujdesin dhe vëmendjen e shoqërisë sonë. Si Kryetar i Këshillit të Qarkut, besoj se detyra jonë nuk matet vetëm me projektet që ndërtojmë, por edhe me kujdesin që tregojmë ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe vëmendje. Kjo ishte një mbështetje modeste, por e dhënë me zemër. Sepse çdo fëmijë meriton të ndihet i vlerësuar dhe i rrethuar nga dashuria. Dua të falenderoj drejtuesen dhe stafin e këtij institucioni për bashkëpunimin e treguar. Le të jetë ky një mesazh dhe një ftesë për çdo institucion, biznes dhe qytetar, që së bashku mund të bëjmë më shumë për t’u dhënë këtyre fëmijëve jo vetëm ndihmë, por edhe shpresë, besim dhe momente të lumtura. Sepse investimi më i bukur që mund të bëjmë është tek buzëqeshja e një fëmije.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks