Ballina Sociale Spitali Rajonal Shkodër pajiset me skanerin e ri, rriten kapacitetet diagnostikuese

Spitali Rajonal Shkodër pajiset me skanerin e ri, rriten kapacitetet diagnostikuese

Spitali Rajonal Shkodër ka hedhur një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve diagnostikuese me instalimin e skanerit të ri 64-slice CT, i pajisur me teknologjinë e avancuar të Angio-Skanerit.

Pajisja e re mundëson realizimin e ekzaminimeve me imazhe me rezolucion të lartë dhe në kohë më të shkurtër, duke rritur saktësinë në diagnostikimin e patologjive neurologjike, kardiovaskulare, pulmonare, abdominale, si dhe në menaxhimin e rasteve urgjente.

Ky investim forcon kapacitetet diagnostikuese të Spitalit Rajonal Shkodër dhe rrit aksesin e qytetarëve në shërbime moderne shëndetësore pranë vendbanimit të tyre, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në rajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks