Dy predha të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore janë gjetur në fshatin Premal, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Njëra prej tyre rezulton e pashpërthyer.
Kompania EOD e Batalionit të Xhenios ka përfunduar me sukses operacionin për identifikimin dhe sigurimin e municioneve. Gjatë dy ditëve të operacionit, krahas forcave xheniere, ka qenë i pranishëm edhe Përgjegjësi i Emergjencave Civile në Bashkinë Malësi e Madhe, Artan Broja.
Pas ndërhyrjes së specialistëve, të dy predhat janë transportuar në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme dhe procedurat përkatëse të sigurisë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që në raste të zbulimit të municioneve të dyshuara të mos i prekin ato dhe të njoftojnë menjëherë strukturat përgjegjëse.






