Ballina Sport Vllaznia “nuk ndez” në miqësoren e parë në Slloveni, mposhtet nga Olimpija...

Vllaznia “nuk ndez” në miqësoren e parë në Slloveni, mposhtet nga Olimpija Ljubljana

Vllaznia ka zhvilluar sot ndeshjen e saj të parë miqësore në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon në Slloveni, duke u përballur me skuadrën e NK Olimpija Ljubljana, një prej ekipeve më të forta të futbollit slloven.

Takimi u shfrytëzua nga stafi teknik kryesisht për të testuar gjendjen e ekipit, për të integruar afrimet e reja dhe për t’u dhënë minuta aktivizimi disa futbollistëve të ardhur nga akademia kuqeblu.

Ndeshja u mbyll me fitoren 4-0 të ekipit vendas, ndërsa trajnerët patën mundësinë të vlerësojnë nga afër formën fizike dhe potencialin e grupit në këtë fazë të përgatitjeve verore.

Vllaznia do të vijojë programin e saj stërvitor në Slloveni, ndërsa miqësorja e radhës do të luhet ndaj NK Rudeš. Ky takim pritet të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të skuadrës në prag të angazhimeve në UEFA Conference League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks