Ballina Kulture Shfaqja “Offline për një Ditë” triumfon në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit për...

Shfaqja “Offline për një Ditë” triumfon në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit për Fëmijë, fiton 3 çmime të rëndësishme

Shfaqja “Offline për një Ditë”, premierë për fëmijë e teatrit “Migjeni” dhe e interpretuar me talent e përkushtim nga fëmijët e Qendrës Kulturore “Kujtim Alija” Shkodër, u vlerësua me sukses të jashtëzakonshëm në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit për Fëmijë “1 mbi 1 dritaret”, duke fituar 3 çmime nga një juri e përbërë nga emra të njohur të skenës shqiptare, si Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku.
Me tekst nga Gjovalin Kolaj dhe regji nga Drande Xhaj “Mjeshtër i Madh”, shfaqja trajton në mënyrë artistike dhe edukative ndikimin e teknologjisë në jetën e fëmijëve, duke nxitur komunikimin, lojën dhe marrëdhëniet njerëzore përtej ekraneve.
Çmimet e fituara:
 Çmimi për Tematikën më të Mirë
 Çmimi Special “Onufri”
 Çmimi Regjia më e mirë
Ky vlerësim është një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të fëmijëve të Qendrës Kulturore “Kujtim Alija”, si dhe e punës së palodhur të ekipit artistik që solli në skenë një vepër me vlera të veçanta edukative dhe shoqërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks