Ballina Sociale Sot ‘Dita Botërore pa Duhan’, Instituti i Shëndetit Publik: Thyeni zinxhirët e...

Sot ‘Dita Botërore pa Duhan’, Instituti i Shëndetit Publik: Thyeni zinxhirët e varësisë, përfitimet shëndetësore janë të menjëhershme

Sot është ‘Dita Botërore pa Duhan’. Miliona qytetarë në mbarë botën vuajnë nga varësia e duhanit dhe rrjedhimisht edhe nga pasojat shëndetësore që sjell ky ves. Përmes një reagimi, Instituti i Shëndetit Publik shkruan se kompanitë e duhanit dhe nikotinës i dizajnojnë qëllimisht produktet e tyre për të krijuar varësi. ISHP shkruan gjithashtu se zinxhirët e varësisë mund të thyhen dhe përfitimet për ata që lënë duhanin janë thuajse të menjëhershme në shëndetin e popullatës.

Reagimi i Institutit të Shëndetit Publik:

Sot është #DitaBotërorePaDuhan

Kompanitë e duhanit dhe nikotinës i dizajnojnë qëllimisht produktet e tyre për të krijuar varësi.

Sheqernat, aromatizuesit dhe agjentët freskues e maskojnë ashpërsinë e nikotinës, në mënyrë që të pini më shumë duhan dhe të bëheni më shpejt të varur prej saj.

Por zinxhirët e varësisë mund të thyhen. Dhe përfitimet ndihen pothuajse menjëherë:

Brenda 20 minutash, rrahjet e zemrës ulen

Pas 2–12 javësh, funksioni i mushkërive përmirësohet

Brenda 1 viti, rreziku i sëmundjeve të zemrës përgjysmohet

Hidhni hapin tjetër, thyeni varësinë.

#DitaBotërorePaDuhan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks