Festivali i Teatrove në nivel qarku mes shkollave 9-vjeçare të Qarkut Shkodër u përmbyll me sukses, duke sjellë në skenë interpretime dinjitoze dhe artistikisht të realizuara nga nxënësit pjesëmarrës. Përmes konkurimeve u pasqyruan shpirti krijues, talenti, puna dhe përkushtimi i nxënësve dhe mësuesve.
Në këtë fazë morën pjesë:
• ZVAP Shkodër, e përfaqësuar nga shkolla “Ali Laçej”
• ZVAP Malësi e Madhe, e përfaqësuar nga shkolla “Prekë Gjoni”
• ZVAP Pukë, e përfaqësuar nga shkolla “Migjeni”
• ZVAP Vau Dejës, e përfaqësuar nga shkolla “Rifat Zyberi”
Skuadra fituese e kësaj faze, e cila do të vazhdojë konkurimin në nivelin pasardhës, u shpall ZVAP Malësi e Madhe, e përfaqësuar nga shkolla “Prekë Gjoni”, me pjesën teatrale “Kur heshtja bërtet”. Interpretimi i ndjerë dhe artistikisht mjaft i realizuar përcolli me ndjeshmëri një mesazh aktual dhe domethënës për shoqërinë e sotme, duke marrë vlerësimin e jurisë dhe të publikut. Çmimet u dorëzuan nga Keshilli i Qarkut, i cili mbetet mbështetës i nismave në arsim.






