Ballina Kronike Shpërthim me tritol në Laç, lënda plasëse ishte vendosur në derën e...

Shpërthim me tritol në Laç, lënda plasëse ishte vendosur në derën e një dyqani

Një shpërthim me lëndë eksplozive është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Laçit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në një dyqan në pronësi të Ndue Gjinaj, i vendosur në katin e dytë të një kompleksi shërbimesh përballë Bashkisë Kurbin.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të lehta materiale në fasadën e biznesit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zona ku ndodhi ngjarja është e frekuentuar dhe përfshin disa aktivitete tregtare. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe autorët e vendosjes së lëndës eksplozive.

“Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi sot policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks