Ballina Politike Ted Kopliku: Shkodra nuk mund të drejtohet nga njerëz pa lidhje me...

Ted Kopliku: Shkodra nuk mund të drejtohet nga njerëz pa lidhje me qytetin!

Debatet mbi drejtimin e Bashkisë Shkodër dhe emërimet në administratë rikthehen sërish në fokus. Drejtuesi i departamentit Brain Gain, Ted Kopliku, ka reaguar përmes një statusi publik ku kritikon ndryshimet e fundit në Drejtorinë e Lejeve të Ndërtimit dhe mënyrën se si po administrohet qyteti.

Statusi i plote i Ted Kopliku:

Rrokadë në Administratën e Jabanxhive.

Administrata part-time e Kryetarit të Bashkisë Shkodër pëson ndryshime. Berti i Urbanistikës (Drejtoria e Lejeve të Ndërtimit) nga Saranda i lë vendin Dorinës së Durrësit.

Bashkia Shkodër vazhdon me parimin: punë ka, por profesionistë shkodranë nuk gjejmë. Ndoshta për vjedhje, sepse urbanistë, njohës e dashamirës të qytetit ka plot. Edhe të majtë.

Jo vetëm profesionistë, por as këshilltarë nuk gjejmë më në Shkodër. Berti nga Saranda, me shumë mundësi, kalon nga drejtor në këshilltar i të pandehurit. Për të mos u lodhur duke ardhur nga Saranda dy herë në javë, por për ta këshilluar nga bregdeti Kryetarin e Investimeve Kapitale.

Prejardhja e tyre nuk përbën problem vetëm për faktin që nuk e shpjegon rroga zhvendosjen e tyre në një qytet tjetër (nëse nuk vijnë vetëm për të vjedhur), por problemi kryesor është se Shkodra nuk mund të drejtohet nga njerëz pa asnjë lidhje emocionale me qytetin dhe që nuk e njohin atë.

Shkodra duhet t’i kthehet qytetit një minutë e më parë. Boja e fasadave nuk mban përjetësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks