Ballina Kronike Policia e Shkodrës arreston 75-vjeçarin: Ndërtoi pa leje në liqenin e Komanit

Policia e Shkodrës arreston 75-vjeçarin: Ndërtoi pa leje në liqenin e Komanit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin P. M., 75 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi pa leje, në liqenin e Komanit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-shpallën në kërkim shtetasin P. N., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. D., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të Policisë, i janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë) dhe një kapele si ato të forcave të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 21 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vau të Dejës, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin A. Gj., 24 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks