Ballina Aktualitet Djegia e mbetjeve në Bushat, reagon kryebashkiaku Shkreli: Prioritet mbrojtja e banorëve...

Djegia e mbetjeve në Bushat, reagon kryebashkiaku Shkreli: Prioritet mbrojtja e banorëve dhe zbardhja e shkaqeve!

Kryetari i bashkise Vau Dejes Kristian Shkreli ka reaguar lidhur me situaten e krijuar nga djegia e mbetjeve ne landfilin Bushat. Ne rrjetin social ai shkruan:

Statusi i plote: 
Prej 48 orësh po ndjekim me shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën në landfillin e Bushatit. Duke qenë se ky landfill ndodhet në territorin e bashkisë sonë, ai ka një rëndësi të veçantë për ne dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme.Edhe pse kontrata dhe mënyra e funksionimit janë ndërtuar prej më shumë se dy dekadash, kjo nuk na bën të tërhiqemi nga përgjegjësia jonë institucionale dhe ajo personale për të qenë aktivë në menaxhimin e situatës.Shpreh keqardhje për çdo deklaratë të pamenduar dhe përpjekje për ta trajtuar këtë si çështje politike. Në këtë moment, përgjegjësia është e përbashkët.Një ndjesë e sinqertë shkon për banorët e zonës, të cilët janë të vetmit plotësisht të pafajshëm dhe që po përballen drejtpërdrejt me pasojat. Është i njëjti ajër që hyn në mushkëritë e tyre dhe në shtëpinë time. Nuk ka “ata” dhe “unë”, sepse shqetësimi i tyre është edhe i imi.Kam kërkuar nga kompania përkatëse shtimin e menjëhershëm të eskavatorëve, me qëllim izolimin dhe tamponimin e zonës.Mirënjohje për çdo efektiv dhe strukturë të angazhuar në terren. Institucionet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërsa nga ana jonë mbetet prioritet gadishmëria absolute për të qenë pranë banorëve dhe për të menaxhuar situatën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks