Ballina Kronike Arrestim për drejtim automjeti pa leje dhe disa procedime penale për dhunë,...

Arrestim për drejtim automjeti pa leje dhe disa procedime penale për dhunë, aksident dhe ndërtime pa leje

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. K., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. A., 50 vjeç, banues në Kosovë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi K. D., 29 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një mur. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. I., 26 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks