Ballina Kronike Lezhë/ Plagosi me armë një person para tre vitesh, arrestohet 22-vjeçari (EMRI)

Lezhë/ Plagosi me armë një person para tre vitesh, arrestohet 22-vjeçari (EMRI)

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Lezhës. Në gusht të 2023-it i riu Gabriel Marku, në bashkëpunim me të vëllanë plagosën rëndë me armë zjarri një person, Dorjan Gjini. Sipas njoftimit të policisë Marku u kap nga blutë në Shëngjin, teksa konflikti i të rinjve erdhi pas një xhirimi të gomave të makinës.

Autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin. Pas një debati mes tyre të rinjtë u përplasën fizikisht me njëri tjetrin dhe në ato momente Gabriel Marku nxori armën e zjarrit që mbante me vetë, duke qëlluar me një plumb në këmbë Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim për krim kundër personit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetje Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në Shëngjin, shtetasin e akuzuar, G. M., 22 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin.

22-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se në muajin gusht, 2023, në fshatin Gjadër, i ndaluari ka bashkëpunuar me vëllanë e tij, shtetasin E. M. (të arrestuar në muajin nëntor, 2023), për plagosjen e rëndë, me armë zjarri, të shtetasit D. Gj”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks