Ballina Sport Bayern pret biletën për në gjysmëfinalen e Champions, fiton ndaj Realit në...

Bayern pret biletën për në gjysmëfinalen e Champions, fiton ndaj Realit në ndeshjen e 7 golave

Bayern ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League. Ekipi i Kompany triumfoi 4-3 ndaj Real Madrid në aktin e kthimit, ndërsa në sfidën e parë pati fituar 2-1.

Në Gjermani, ndeshja nisi me ritëm të shpejtë, golit të Guler iu përgjigj Pavlovic. Guler ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi më pas, duke kompletuar dopietën. Brenda pjesës së parë, Kane barazoi shifrat, ndërsa la gjurmë Mbappe në krahun tjetër.

Pjesa e dytë ishte edhe më e “çmendur”, pasi Bayern shënoi dy herë Diaz dhe Olise për të prerë kështu biletën për në gjysmëfinale, aty ku do përballet me PSG.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks