Ballina Kronike Operacioni “Kosani” në Shkodër: Sekuestrohen 10 kg kanabis, arrestohet 41-vjeçari

Operacioni “Kosani” në Shkodër: Sekuestrohen 10 kg kanabis, arrestohet 41-vjeçari

Screenshot

DVP Shkodër/Punë operacionale dhe hetime me metoda proaktive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.   

Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni i koduar “Kosani”.    

Sekuestrohen rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka.     

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Si rezulat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kosani”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:     

-Astrit Shekaj 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj.

Gjatë kontrollit në banesën e vjetër të këtij shtetasi, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë rreth 10 kilogramë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka që dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks