Lezhë, plagoset me thikë një taksist në rrethrrotullimin e Shëngjinit, autori në kërkim
Një 50-vjeçar, me profesion taksist, është plagosur me thikë në bark në rrethrrotullimin e Shëngjinit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:08, ndërsa sipas informacionit paraprak të policisë, taksisti është goditur me mjet prerës nga një 65-vjeçar.
I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim. Sipas policisë, ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.






