Ballina Kronike I dënuar me mbi 6 vite burgim për kultivim droge, arrestohet 26...

I dënuar me mbi 6 vite burgim për kultivim droge, arrestohet 26 vjeçari, në pranga edhe dy persona të tjerë

DVP Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Travel”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

I dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Arrestohen edhe 2 shtetas që dyshohet se e ndihmonin të largohej.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Last Travel”. Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u arrestua shtetasi R. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 14.10.2026, e ka dënuar përfundimisht këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim, në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

26-vjeçari u lokalizua dhe u kap teksa tentonte të largohej me një automjet me të cilin udhëtonin edhe shtetasit P. P., drejtues i automjetit, dhe O. S., pasagjer.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan edhe shtetasit Pashk Prendi 30 vjeç, dhe Ornel Sadria 19 vjeç, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se ndihmonin shtetasin Roland Gjoni për t’iu shmangur kapjes nga shërbimet e Policisë. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks