Ballina Politike Kreu i PD-së në Shkodër, Ardit Çylybyli: Qëndresa vazhdon deri në dorëheqjen...

Kreu i PD-së në Shkodër, Ardit Çylybyli: Qëndresa vazhdon deri në dorëheqjen e Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka bërë thirrje për vijimin e qëndresës politike deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pa kushte. Përmes një statusi publik, Çylybyli ka shprehur mbështetjen e tij për studentët, duke vlerësuar guximin, vendosmërinë dhe kurajën e tyre për të mos u tërhequr përballë vështirësive.

Statusi plote:

QËNDRESA VAZHDON! Qëndresa jonë do të vazhdojë deri në dorëheqjen e Edi Ramës, pa kushte! Mirënjohje dhe respekt për studentët, për guximin, vendosmërinë dhe kurajën e tyre për të mos u tërhequr përballë vështirësive. Ata po na tregojnë se zëri i të rinjve është zëri i së ardhmes dhe se për dinjitetin, drejtësinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë duhet të qëndrojmë të bashkuar! Ftesë për të gjithë të rinjtë, prindërit dhe qytetarët e Shkodrës! Sot, më 18 tetor, le të bashkohemi të gjithë në Tiranë, në mbështetje të studentëve dhe në mbrojtje të fëmijëve tanë. Të jemi pranë tyre deri në fund, me vendosmëri, solidaritet dhe besimin se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet! Sot është koha të tregojmë se nuk jemi indiferentë ndaj së ardhmes së fëmijëve tanë. Kur bëhet fjalë për ta, për dinjitetin dhe të ardhmen e tyre, ne prindërit dhe qytetarët kemi detyrimin të jemi pranë tyre. Nga Shkodra në Tiranë, le të jemi të bashkuar në mbështetje të studentëve! Me studentët, deri në fund! Qëndresa vazhdon!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks