Ballina Kronike Goditi gruan me çekiç, arrestohet 73-vjeçari. Arrestohet dhe 15 vjeçari që kreu...

Goditi gruan me çekiç, arrestohet 73-vjeçari. Arrestohet dhe 15 vjeçari që kreu veprime të dhunshme në bashkinë Shkodër

Screenshot

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 73 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta (çekiç) bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Ajo ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Çekiçi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë një shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi më datat 15 dhe 16.10.2026, është konstatuar duke kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit përpara Bashkisë Shkodër, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 47 vjeç, banues në fshatin Kaç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 140 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks