Ballina Politike Email deputetëve për mocion mosbesimi dhe reformë kushtetuese, propozohet Kuvend me 201...

Email deputetëve për mocion mosbesimi dhe reformë kushtetuese, propozohet Kuvend me 201 deputetë. Dërguesi Spiropali apo …

Një email u ka mbërritur deputetëve të Kuvendit, në të cilin prezantohet një draft për reformë të thellë kushtetuese dhe zgjedhore, që parashikon edhe kalimin e drejtimit të qeverisë te Elisa Spiropali përmes një programi tranzitor 100-ditor.

Në mesazhin që pretendohet se lidhet me deputeten socialiste Elisa Spiropali, kërkohet mbështetje për një paketë ndryshimesh në sistemin politik dhe parlamentar. Megjithatë, deri më tani nuk është e qartë nëse emaili është dërguar zyrtarisht prej saj.

Në përmbajtjen e mesazhit prezantohet një projekt për zgjerimin e Kuvendit nga 140 në 201 deputetë, si dhe për vendosjen e listave 100% të hapura, me synimin për të garantuar përfaqësim më të drejtpërdrejtë të vullnetit të qytetarëve.

Drafti parashikon gjithashtu kufizimin e mandatit të deputetëve në tre mandate, me një përjashtim për kandidatët që renditen mes 50% të atyre me më shumë vota parapëlqyese në qarkun e tyre, të cilët do të mund të rikandidonin edhe për një mandat të katërt.

Një tjetër propozim lidhet me kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate radhazi, me një periudhë ndërprerjeje të përcaktuar në Kushtetutë. Për zgjedhjen e kryeministrit të ri, paketa parashikon marrjen e të paktën 104 votave në Kuvend, për të siguruar një mbështetje më të gjerë parlamentare.

Në email bëhet thirrje që deputetët ta shqyrtojnë draftin dhe të bashkohen si nismëtarë të kësaj pakete, e cila paraqitet si një nismë në interes të publikut.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nëse e-maili është dërguar nga Elisa Spiropali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks