Këngëtarja me famë botërore Rita Ora është përlotur gjatë konferencës që dha sot për mediet në Tiranë. Teksa foli për rininë shqiptare, këngëtarja nuk mbeti pa folur edhe për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë nga pesë persona.
Mes lotësh Rita Ora tha se këto ngjarje nuk duhet të përsëriten më.


Ju kërkoj ndjesë sepse mund të jem emocionale. Pak javë më parë, ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kemi në fokus këto çështje sociale dhe sa e rëndësishme është për prindërit dhe komunitetin që të punojnë me të rinjtë që këto ngjarje të mos përsëriten dhe të përmirësohet situata”, u shpreh Rita Ora.
Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare do të këndojë sonte 6 shtator, ora 20:00 në sheshin “Skënderbej”.


Koncerti do të jetë falas për të gjithë ata qytetarë që duan të shohin nga afër këngëtaren. Krah Rita Orës do të performojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë si Ronela Hajati dhe Kida.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu