261 mijë e 579 qytetarë të qarkut Shkodër kanë të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. I përbërë nga 8 komisione të Administrimit Zonal Zgjedhor, nga Vermoshi e deri në Velipojë, janë 405 qendra votimi, ku numri më i madh i tyre i përket ZAZ nr.2 me 106 të tilla.

Bashkia Shkodër ka në total 162 mijë e 813 votues, Malësia e Madhe 42 mijë e 048, Vau Dejësi 38 mijë e 184, Puka 10 mijë e 711 dhe Fushë Arrëzi 7841 votues. Diaspora ndërkohë ka patur të regjistruar 17 mijë e 480, ku sipas të dhënave të KQZ 12 mijë e 992 zarfe kanë mbërritur deri më tani. Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare të 2021 ku Shkodra si qark kishte 272 mijë e 078 votues, prej të cilëve botuan 113 mijë, në këto zgjedhje ka një rënie të numrit me 261.597 votues, apo 10 mijë e 481 votues më pak.

Ndërkohë në qarkun Shkodër, 8 Komisionet e Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt qendrave të votimit. E para nisi punën KZAZ nr 2 e vendosur në Pallatin e Sportit e cila ka 106 qendra votimi nën administrim, që i përkasin 10 njësive administrative.

Ka patur disa tërheqje të komisionerëve në komisionet e qendrave të votimit, të cilët, sipas Jahiqit, janë zëvendësuar duke mos krijuar ngëçe në procedura. 405 qendrat e  votimit janë pajisur me infrastrukturën e nevojshme, duke qënë gati per t’u çelur mëngjesin e së dielës prej orës 07.00 kur nis votimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu