Demokratët i kanë ndezur motorët e fushatës elektorale dhe puna në terren e kandidatëve, paralelisht është shtrirë edhe në shtabet elektorale. Kandidati Bardh Spahia krah mbështetësve të tij dhe grupit të punës, inauguroi shtabin elektoral, që do ta ketë bashkëudhëtar të këtij muaji fushate, deri në kurorëzimin e fitores së 11 Majit. Ai shprehu bindjen se përtej makinerisë shtetërore që opozita ka përballë, shqiptarët do të zgjedhin koalicionin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.

Spahia vuri theksin tek ndarja e madhe që kanë mazhoranca me opozitën, pasi ne vijmë me program ndërsa kundështari me tallava shtoi ai. Zgjedhja e Spahisë në listë të hapur, është cilësuar nga anëtari i kryesisë Qashif Hoxha si strategji, duke e krahasuar atë me futbollistin Kristiano Ronaldon, si njeriun gol në politikë.

Në mbyllje duke i falënderuar të gjithë për angazhimin, kandidati Bardh Spahia shprehu bindjen se PD shkon drejt 11 Majit, si një familje, drejt fitores bashkë me ata që e bëjnë Shkodrën madhështore, njerëzit e lirë e që nuk dorëzohen kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu