Në prag të zgjedhjeve lokale të 11 majit, janë shënuar zhvillime të rëndësishme në skenën politike, të cilat mund të ndikojnë në marrëdhëniet mes Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), që deri më sot kanë patur një bashkëpunim në heshtje mes tyre. Dy përfaqësues të PSD-së, Gjek Sokoli dhe Rezarta Pode, janë larguar nga pozicionet e tyre drejtuese në institucione shtetërore. Gjek Sokoli, i cili mbante postin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), si dhe Rezarta Pode, drejtoreshë e kompanisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard” për Shkodrën, janë larguar nga postet përkatëse. Sokoli dhe Pode janë anëtarë të PSD-së dhe shërbejnë si këshilltarë bashkiakë. Këto largime në nisje të fushatës kanë nxitur spekulime mbi një prishje të mundshme të bashkëpunimit mes PS-së dhe PSD-së. Zëra pranë PSD thonë se kjo vjen si një formë hakmarrjeje politike, nga i deleguari i PS Shkodër, kryebashkiaku Beci, qe i trembet rritjes së PSD në këtë qark, ku synon nga 2 të marrë 3 mandate. Pervec dy drejtuesve mesohet se ka patur edhe largime të tjera në poste më të ulëta të përfaqësuesve PSD.