Të nderuar qytetarë te Shkodrës, te nderuar demokratë, sot në orën 19:00, lideri i Partise Demokratike dhe i Aleancës për Shqipërinë Madhështore prezanton në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” kandidatët dhe ofertën e kësaj aleance, për një Shqipëri Madhështore
Nuk mund të ketë Shqipëri Madhështore pa Shkodrën Madhështore e Shkodra s’ka si të jetë e tillë me rrugët që i boshatisen çdo dite, klasat e shkollave që i mbyllen përdite apo me bandat, krimin e korrupsionin që dominon qytetin.
Partia Demokratike fton qytetarët e saj, të fillojmë nga sot, rrugën për ti kthyer Shkodrës madheshtine e saj duke i kthyer dinjitetin, sigurinë dhe identitetin.
Ndërtojme bashke Shkodrën e traditave, arsimit dhe kulturës, ku qytetarët e saj nuk e vizitojnë vetem për turizem por qendrojnë dhe kthehen per të ndertuar jetën.
Takohemi sot në Pallat të Sportit në orën 19:00, te nisim nga Shkodra, ndertimin e Shqiperisë Madhështore.