Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli u shpreh se nga zgjedhjet do të ketë një ndryshim që do të sjelli mirëqenie më të madhe dhe të stopojë largimin e të rinjve nga vendi.

Pyetjes së drejtuesit të programit ‘Real Story’ nëse palët do të ulen pas zgjedhjes për të diskutuar për reformën në drejtësi, Topalli u përgjigj duke përmendur se vendi ka nevojë të ketë një qeverisje me njerëz të pakorruptuar, me vision dhe me integritet.

“Së pari, uroj që të ketë zgjedhje të lira. Që shtabet të mos zëvendësojnë me grupe kriminale siç ka ndodhur. Kjo është themelore sepse ka ndodhur sepse është alfa e demokracisë. Unë besoj që do të ketë një ndryshim që të sjelli një mirëqenie më të madhe që të stopojmë largimin e të rinjve nga vendi dhe institucionet të jenë më eficente dhe të drejta.Unë mendoj se drejtësia është një koncept i madh që vendi ynë ka nevojë sepsa ka padrejtësi. Gjëja primare që ky vend ka nevojë është të jetë qeverisje me njerëz të pakorruptuar, me integritet dhe vizion, drejtësia më e madhe është të luftojmë korrupsionin.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu