Pavarësisht debateve në një seancë maratonë, PS e PD kanë bashkuar votat duke miratuar ndryshimet e reja në Kod Zgjedhor, që lehtësojnë votën e diasporës. Drafti i ndryshimeve u miratua me 108 vota pro dhe me pëlqimin e Presidentit Begaj, ndryshimet futen në fuqi menjëherë.