Nesër nis sesioni i ri parlamentar, i cili eshte i fundit për këtë legjislature pasi nga zgjedhjet e 11 majit do te dalin 140 deputetet qe do te ushtrojne detyren e ligjvenesit per 4 vitet e ardhshme. Ne seancen e së hënës nuk parashikohet te miratohen ligje apo marreveshje, gjate kesaj mbledhje pritet te flasin vetem kryetarja e kuvendit dhe kreret e grupeve parlamentare. Edhe pse ky parlament qëndron ne detyrë deri ne 10 shtator, puna e tij ka nje sere kufizimesh per shkak te zgjedhjeve te pergjithshm. Se pari edhe pse zyrtarisht kuvendi nuk shperndahet, gjate periudhes se fushates elektorale nga 11 prilli deri ne 11 maj nuk ka mbledhje te komisioneve dhe séances plenare. Sipas kodit zgjedhor nga sot deri ne 11 maj parlamenti nuk mund te miratoje ligje qe sjellin perfitime per te kategori te caktuar te shoqerise si rritje pagash apo pensionesh, nuk mund te ule taksa e nuk mund te miratoje privatizime. Ndërkohë që sipas kushtetutes ky kuvend nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 dite para mbarimit te mandati, gjate periudhes nga 10 korriku deri ne 10 shtator . Ndër ligjet me te rendesishme qe pritet te miratohen ne javet e ardhshme eshte ndryshimi I kodit electoral per te lehtesuar procesin e votimit te diaspores. Ps beson se eshte e nevojshme te afrohen afatet e regjistrimit te kandidateve per deputet per te prodhuar me heret fleten e votimit ne menyre qe shqiptaret te cilet jetojne jashte vendit te kene me shume kohe per te derguar voten me poste. Demokratet kerkojne qe te ndryshohet kodi per tu dhene mundesi shtetasve shqiptare te cilet kane emigruar heret e nuk jane pajisur me dokumentat biometrike te votojne me dokumentat e shtetit ku jetojne. Nese dy partite e medha do te gjejne konsensus, kodi zgjedhor do te shenoje heren e fundit qe pd e ps bashkojne votat para se te nise beteja per zgjehdjet parlamentare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu