Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile, situata aktuale në vend është si më poshtë:
Në qarkun Dibër dhe disa zona të veriut, reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokime rrugësh, veçanërisht në akset e “Rrugës së Arbrit,” Lurë, Selishtë, dhe njësitë administrative të bashkive Bulqizë, Klos dhe Mat. Ekipet janë në terren duke punuar për hapjen e tyre. Në disa segmente rrugore, qarkullimi kryhet vetëm me goma dimri.
Nivelet e lumenjve dhe rezervuarëve janë brenda normales, përjashtuar një përmbytje të vogël prej 20 ha tokë bujqësore në fshatin Murqinë, Krujë.
Po ashtu, incidente si bllokimi i një automjeti me 3 persona në Qafë Murriz janë menaxhuar me ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët, por temperaturat e ulëta do të sjellin ngrica dhe stuhi bore në zonat malore. Era e fortë dhe ngricat pritet të krijojnë vështirësi në akse të caktuara, ndërsa ekipet janë duke punuar për rikthimin e furnizimit me energji elektrike në zonat e prekura. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri për çdo situatë emergjente dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të garantuar sigurinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu