Ballina Politike Rama me mesazh për Kurtin nga Prishtina: Dua të jemi bashkë në...

Rama me mesazh për Kurtin nga Prishtina: Dua të jemi bashkë në tryezën e BE-së, jo njëri me negociata e tjetri me listën e sanksioneve të Brukselit

Kryeministri Edi Rama tha sot në Prishtinë se dy vendet duhet të ecin bashkë drejt anëtarësimit në BE, duke cituar edhe një fjalim të ish-Presidentit Rugova për miqësinë permanente me SHBA-në.

20 vjet më parë, në 2004, Presidenti Rugova tha diçka edhe për ne sot, duke na kujtuar se “objektivat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë janë integrimi në BE, NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. e themi me bindje të plotë se shqiptarët janë në rrugën e progresit dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen europiane”. Këto fjalë kaq të thjeshta në dukje janë gjithçka, që na duhet dhe na mjafton për të mos e humbur nga sytë objektivin historik të bashkimit me BE-në si dhe për të mos e hequr nga mendja se këtë shans historik shqiptarët mund ta shfrytëzojnë me sukses vetëm si trimi i mirë me shok shumë”, u shpreh Rama.

Sipas tij “Ndërkohë që Shqipëria ecën me hapa të shpejtë për t’u bashkuar me europën, parapërfytyroni se sa krenarë do t’i bënim shqiptarët anë e mbanë sikur në këtë udhëtim të ishim krahë për krah me Kosovën, sikur edhe Kosova të shkëlqente njësoj ndërkombëtarisht me një ritëm, sikur në sofrën e kombeve të Ballkanit të ishim së bashku në krye të vendit. Jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa vetë gjeneza e Perëndimit. Dëshira ime e zjarrtë është që të mos jemi njëri në tryezën e negociatave me BE, kurse tjetri në listën e sanksioneve të BE-së, të cilat sot janë një absurditet absolut. Bashkë me Presidenten, në Samitin e BE-së dy ditë më parë kemi këmbëngulur me force që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE-së që janë penguar të lëvrohen dhe të mos digjen”.

Ne duhet të jemi dorë për dore paqedashës dhe paqeruajtës. Në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut europian duhet t’i bjerë e gjitha vetëm Serbisë, por nuk duhet të lejojmë që qoftë edhe një gram t’i bjerë Kosovës”, theksoi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks