Shqipëria dhe Kosova mbledhin sot dy Kuvendet në Prishtinë.

Deputetë dhe dy kryeministrat, Edi Rama e Albin Kurti do të jenë të pranishëm në Kuvendin e Kosovës në orën 11:00.

Objekt i kësaj seance do të jetë për koordinimi i axhendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, si anëtarësimi i Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimi, paqja e siguria në rajon.

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverive të dy vendeve është parashikuar që pas himneve përkatëse, të mbajë fjalën kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca dhe pas tij, kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali. Takimi pritet të mbyllet me një fjalim nga Rama e Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu