Dhuna në familje mbetet e pranishme dhe plagë për shoqërinë Shqiptare, konfirmojnë të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit!

Tre burra përfunduan në pranga në 24 orët e fundit vetëm në Tiranë pasi ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshorteve, e madje edhe fëmijëve

Në një rast, autori 47 vjeçar madje shkeli masën “arrest shtëpie” dhe urdhrin e mbrojtjes me të cilin ishte pajisur gruaja.

Fenomeni është i shtrirë në të gjithë vendin dhe nuk mbetet vetëm shqiptar.

Një shtetas polak është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u denoncua për dhune psikologjike nga bashkëjetuesja e tij.

Rastet dhunës në familje të raportuara në Policinë e Shtetit në 9 muajt e parë të 2024 kanë shënuar një rritje në krahasim me një vit më parë.

Përgjatë kësaj kohe u denoncuan 4,145 raste të dhunës apo krimeve të tjera në familje, ndërsa të dhënat janë shqetësuese edhe për tre mujorin e fundit të vitit.

2,226 raste të dhunës në familje u trajtuan me urdhër mbrojtje, sipas të raportimeve zyrtare, por sipas ekspertëve jo të gjitha rastet denoncohen.

Durrësi, Fieri e Tirana janë qytetet ku gjykatat kanë më shumë çështje për dhunë në familje

Raporti i fundit të publikuar nga Avokati i Popullit tregonte se ne 3 vitet e fundit në Shqipëri janë vrarë 32 gra, 90% prej ngjarjeve ishin kryer nga një partner intim, ose një anëtar i familjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu