Ballina Kronike Muriqan, arrestohet 42-vjeçari nga Tirana. U kap me mallra kontrabandë

Muriqan, arrestohet 42-vjeçari nga Tirana. U kap me mallra kontrabandë

Policia Kufitare e Muriqanit arrestoi shtetasin J. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë hyrje të RSh-së, në PKK Muriqan, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 108 kg kafe, 23 kuti Panetoni dhe 13 shishe verë, të cilat ky shtetas tentoi ti kalonte duke shmangur detyrimin doganor.

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur materiale ndërtimi në kantierin e ndërtimit në lagjen ‘’Vasil Shanto’’, me administrator shtetasin L. L., 57 vjeç.

Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasin N. G., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, pasi shtetasja J. Xh., 38 vjeçe, ka bërë kallëzim se ditën e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, shtetasi N. G., i ka vjedhur celularin.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.Sh., 61 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks