Informaliteti në biznese do të luftohet përmes nismave të qeverisë shqiptare, por cilat janë masat që deri më tani ka ndërmarrë Inspektoriati Shtetëror i Punës?
Nisur nga të dhënat e Ispektoratit, në muajin nëntor në total janë inspektuar 765 subjekte. Ndërkohë, një nga masat që do të ndërmerren në kuadër të informalitetit janë dhe nëndeklarimi i pagave.
Por Inspektoriati i Punës, ka kontrolluar 14 231 vende pune në total. Por një ndër pikat kryesore të aksionit kundër informalitetit është dhe këshillimi i bizneeve, ndërkohë të dhënat e fundit e Inspektoriatit të Punës tregojnë që janë 183 inspektime këshilluese, por janë marrë 285 masa administrative në total.
Për t’u ndalur në ankesat e trajtuara, Inspektorati ka trajtuar 56 ankesa.
Që në javën e tretë të muajit tetor ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar kundër informalitetit për të nxitur deklarimin real të pagave të punonjësve.
Në fillim të nëntorit vetë administrate tatimore njoftoi se nëntë mijë biznese rritën fondin e pagave me 1.25 miliard lekë, duke reaguar pozitivisht në deklaratatat e listëpagesave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare në nisje të aksionit
Administrata Tatimore identifikoi rreth 37 mijë tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave. Tashmë 7000 prej tyre do të kalojnë në sitën e kontrollit tatimor./scantv