Protesta e opozitës para Parlamentit ka përfunduar pas rreth 2 orësh nga nisja e saj.

Simpatizantët e opozitës ishin mbledhur pas thirrjes nga kjo e fundit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm.

Ata mbajtën fjalime ku shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje me buxhetin, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së një minimumi jetik prej 200 eurosh.

Po ashtu mësohet se kushtet atmosferike nuk kanë favorizuar protestuesit, pasi reshjet e shiut janë intensifikuar më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu