CDU-ja gjermane ka dënuar protestën e dhunshme të opozitës, e cila u zhvillua një ditë më parë, 7 tetor, në Tiranë.
Zëdhënësi i politikës evropiane për grupin parlamentar CDU/CSU, Gunther Krichbaum, përmes një deklarate thekson se demonstratat paqësore kundër veprimeve të një qeverie janë normale në një demokraci. Por, dhuna është e paparanueshme për një vend i cili aspiron të jetë pjesë e BE-së.
Në deklaratën e tij, Krichbaum vë në pah përgjegjësinë e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për të cilin thotë se për akuzat për të cilat është marrë i pandehur ai duhej të ishte në burg dhe jo në arrest shtëpie.
“Sigurisht, demonstratat paqësore kundër veprimeve të një qeverie janë normale në një demokraci. Megjithatë, dhuna është krejtësisht të papranueshme për një vend kandidat për në BE. Nëse Berisha ka ende ndonjë besueshmëri, duhet të distancohet menjëherë nga kjo lloj proteste dhe të përjashtojë nga partia autorët e dhunës. Fatkeqësisht, ka arsye për të dyshuar se Berisha ende po i inkurajon këto demonstrata.
Në të kaluarën, PD ishte një parti e bazuar në vlerat europiane. Fatkeqësisht, njerëzit po largohen nga kjo gjithnjë e më shumë. Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe grupi parlamentar CDU/CSU me të drejtë janë distancuar nga kjo parti opozitare dhe në veçanti nga lideri i saj Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Prandaj ditët e ardhshme janë vendimtare dhe partia duhet të gjejë forcën për të ripërtërirë veten,” tha Krichbaum.
Në çdo rast, ajo ka nevojë për një personalitet me integritet në krye. Ashtu si çdo demokraci ka nevojë për një qeveri të fortë, ajo gjithashtu ka nevojë për një opozitë të fortë. Promovimi i koncepteve dhe argumenteve më të mira duhet të bëhet gjithmonë në mënyrë jo të dhunshme. Berisha është përgjegjës përr faktin se kjo nuk ka qenë e mundur deri më tani. Ai nuk duhet ta portretizojë veten si qengjin e flijimit të një gjyqi gjoja të motivuar politikisht. SPAK-u, i cili e vendosi në arrest shtëpie, është për t’u qortuar. Në fund të fundit, SPAK u themelua vetëm nën presionin e Bashkimit Evropian. Nisur nga serioziteti i akuzave, zoti Berisha do të ishte në paraburgim në çdo shtet të Bashkimit Evropian dhe jo në arrest shtëpiak”, përfundoi Krichbaum.