Para protestës së 7 tetorit të lajmëruar nga opozita, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda ka takuar drejtorin e Tiranës, Tonin Vocaj dhe shefat e komisariateve në kryeqytet.

Mësohet se gjatë takimit të pasdites së djeshme në fokus kanë qenë masat e ndërmarra gjatë tubimit.

Që prej pasdites së djeshme policia ka kaluar në gatishmëri dhe në terren pritet të jenë rreth 1500 efektivë të pajisur me maska kundragaz.

Një nga porositë e Prodës është kontrolli për personat e dhunshëm që marrin pjesë në protesta, ndërsa efektivëve u është kërkuar të mos provokohen nga dhunuesit.

Kujtojmë që kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga opozita që pas burgosjes s ëish-deputetit Ervin Salianji.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajëmruar se ky do të jetë fillimi i mosbindjes civile deri në krijimin e një qeverie teknike që do e çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu