Zërat e rinj dhe artistët profesionistë të Shkodrës, ishin ata që me elegancë sollën në edicionin e 12-të të tij “Ahengun shkodran”, organizimin e kthyer në traditë për ditët e trashigimisë kulturore. Perlat e këngës qytetare, ato që u krijuan plot pasion e mjeshtëri, u ruajtën dhe sollën deri në ditët tona, e që sot kanë për mision t’i trashëgohen brezit të ri, i dhanë një natë të magjishme publikut të pranishëm në oborrin e muzeut historik.

Drejtori artistik Bardhyl Hysa e cilëson këtë organizim si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, ndërsa vit pas viti rikthehen krijime të emrave të mëdhenj të muzikës qytetare.

Më të rinjtë e kësaj nate që u ngjiten në skenë, nuk i fshehin emocionet, ndërsa premtojnë të ecin në gjurmët e artistëve që i dhanë emër këngës së bukur shkodrane. Ahengu shkodran, është një ndër 7 kryeveprat e trashëgimisë kombëtare shpirtërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu